Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër.

Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim më të specializuar por nuk ia ka dalë dot mbanë.

Ndërkohë, nga ky aksident ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar shqiptar, drejtuesi i mjetit “Foristrade” që u përfshi në aksident.

Ngjarja ndodhi teksa kamioni i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila është shkatërruar plotësisht nga përplasja.

Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.

Lini një koment