E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu

Aksidenti tragjik në Vorë, humb jetën gazetari Xhesjon Zogu

Gazetari Xhesjon Zogu, 26 vjeç ka humbur jetën në një aksident tragjik të shënuar mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor Vorë–Fushë Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur në momentin kur një automjet tip “Benz”, që po udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar.

Në momentin e manovrës, “Benz”-i është përplasur me një automjet tip “Land Rover”, i cili lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu drejt jugut.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 26-vjeçari humbi jetën në vend ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Lini një koment