E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksion blic në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit. Sekuestrohen sende të ndaluara – Tv Klan

Aksion blic në burgjet e Fierit, Vlorës dhe Peqinit. Sekuestrohen sende të ndaluara – Tv Klan

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar këtë të shtunë kontrolle të befasishme në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare.

Operacioni është drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

Kontrollet janë ushtruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve, me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe sekuestruar aksesorë mjetesh komunikimi që përbëjnë vepër penale, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara.

Për rastet e evidentuara është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, me qëllim vijimin e procedurave të mëtejshme.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në të gjitha IEVP-të, ndërsa toleranca ndaj shkeljeve do të jetë zero.

Lini një koment