Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin d

Aksione nga Ksamili në Kukës! Vrasja e turistit portugez, policia vijon kërkimet për shqiptaro-amerikanin që nisi sherrin d

Policia e Shtetit vijon kërkimet intensive për dy nga të dyshuarit si pjesë e sherrit që përfundoi me vrasjen në lokalin ‘Princepote” në Ksamil të turistit portugez, teksa deri tani ka 11 të arrestuar.

Burime zyrtare thanë se forca të shumta policie po zhvillojnë aksione për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim për vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel varela Mendes në Ksamil.

Policia është vënë në kërkim të Danial Heurteven, i shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, si dhe pronarin e lokalit ku ndodhi ngjarja, Bekim Bulica.

Ka dyshime se pas ngjarjes u larguan në Kukës, megjithëse po mbahet në monitorim edhe kufiri me Kosovën.

Kontrolle ka edhe në Vlorë dhe Tiranë.

Për krimin u arrestua si autori kryesor truproja i lokalit, Sokrat Vata, i cili po tentonte arratinë i fshehur në bagazhin e makinës së një çifti turistësh turq.

Lini një koment