Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u kalua marrëveshja prej 300 milionë eurosh në Kuvend teksa ai theksoi se u miratua pa transparencë dhe pa iu dhënë kohë e mundësi deputetëve ta lexojnë.

Ai e cilëson këtë veprim si një “qokë të radhës” ndaj ndërkombëtarëve. Ndër të tjera, Goci shtoi se protesta duhet të bëhet më insistuese edhe më e dhunshme. Ai theksoi se duhet të bllokohet Parlamenti dhe se nuk duhet të funksionojë më.

“Në qoftë se do flasim për dhunë, sot i mori 300 milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe nuk i la as me i lexuar deputetëve, as me lexuar dokumentin! Kjo është dhunë, 300 milionë euro. Ore u mori 300 milionë euro qytetarëve sot. Se po t’i marrin privatisht sigurisht s’ke t’i kërkosh llogari kujt. Po të marrësh lekët e mia, të shkosh t’i dorovisësh atje që ne e dimë shumë mirë sepse doroviten ato lekë.

Unë nuk e di për vete. Unë them që s’duhet. Hajde të ma mbushësh mendjen që duhet ajo gjëja. Mund të ketë pajisje për shembull që është për të shpërndarë turmat, ku ta di unë. Këtu kanë hyrë pa doganë, pa kontroll pajisje për përgjime.

Por meqë këta nuk na kanë zhgënjyer asnjëherë, atëherë dhe ne mos ta lëshojmë gojën. Po flisja me një mik timin që punon, domethënë ka punuar në hallkat e larta të shtetit, dhe po më thoshte: “Shiko, amerikanët e kanë këtë lloj pak a shumë sjellje, por kjo s’ka lidhje sigurisht me amerikanët se ne jemi në kornizë ligjore tjetër.”

Sigurisht ka një farë pikëtakimi mes dy shteteve kur bëhen të tilla marrëveshje, sepse nuk mund të shkelësh mbi normat reciproke. Po më thoshte që edhe në Amerikë, të jesh i sigurt që kjo kalon në komision të mbrojtjes në Kongres. Sigurt tha që kalon. Sigurisht ka këtë që tha zoti Hoxha.

Në Shqipëri vënë 2.000 policë, kanë arrestuar nja 30 veta sot, shkojnë i kapin nga krahu tjetër i Tajvanit. Pse? Sepse Kryeministri bëri qokën e radhës për samitin, me shumë mundësi. Bëri qokën e radhës ndaj amerikanëve sepse është një situatë që sigurisht i përcëllon karrigia.

Ka blerë patjetër, mos diskutohet! Për çfarë i nxori 300 milionë euro? Për çfarë i nxori, pa transparencë, pa asgjë? Po mirë, u jepja opozitës pak! Ok, që neve e dimë që na ke bërë lanet, po atyre deputetëve.

E dimë që tani që po flasim për besën, ai ka shkuar e ka çuar një dokument në Bashkimin Europian 3 faqe, dhe gjëja ka bërë një propozim për ndryshimin e ligjit që ka përkthyer konventën për habitatet.

Dhe çfarë kishte brenda dokumentit që asnjë nuk e di, e ka nxjerrë Artan Rama gazetari. Dhe çfarë kishte brenda aty? Thoshte që “për interes publik ne mund të bëjmë vlerë madhore”. Pra për Vjosën,Nartën, nëse ne kemi interes publik dhe për kryeministrin interes publik është të pastrojë paratë, ne mund të shtyjmë projektin përpara dhe të lajmë 4 miliardë euro paratë e pista. Kjo është, jo se janë të lidhura të gjitha.

Që do të thotë protesta është legjitime, që do të thotë protesta duhet të bëhet akoma më insistuese, që do të thotë protesta duhet të bëhet edhe e dhunshme. Edhe mos ta lësh Parlamentin të funksionojë.

Po të shkon, duhet të bllokosh Parlamentin. E bllokon me një masë më të madhe njerëzish e bllokon, ai Parlament s’duhet të funksionojë më! Me atë që ka bërë sot, s’duhet të funksionojë më”, tha ai.

Lini një koment