E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aktivitetet festive për 28-29 nëntor, policia e Vlorës njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Aktivitetet festive për 28-29 nëntor, policia e Vlorës njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Policia e Vlorës këtë të premte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marra për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qytet me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit. Mësohet se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve në disa akse rrugore të qytetit.

Sipas policisë kufizimet do të jenë në tek Rrethrrotullimi- sheshi “Omonia”- Shkolla e Muzikës- kryqëzimi i Menës- rruga për te “Hollidej”, Kryqëzimi që vjen nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles. Gjithashtu në këto rrugë nuk do të lejohet parkimi i makinave.

“VLORË/Njoftim për kufizimin e qarkullimit dhe ndalimin e parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit

Në zbatim të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qytetin e Vlorës, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Policia e Vlorës njofton qytetarët se, prej orës 22:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve në disa akse rrugore të qytetit.

Konkretisht, kufizime do të ketë në akset e mëposhtme:

▪️ Rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga për te “Hollidej”, ku nga të dyja anët e rrugës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve;

▪️ Kryqëzimi që vjen nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles, ku në krahun e djathtë të rrugës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve;

▪️ Aksi rrugor nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës, ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.

Shërbimet e Policisë do të jenë të angazhuara në terren, për menaxhimin e trafikut, orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve.

Policia e Vlorës apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke kërkuar që të mos parkojnë automjetet në akset e përcaktuara më lart dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë”, njofton policia.

Lini një koment