E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAlarm për eksploziv në Korçë, ndërhyjnë forcat xheniere

Alarm për eksploziv në Korçë, ndërhyjnë forcat xheniere

Një automjet i parkuar në një nga lagjet e qytetit të Korçës është bërë objekt i një kontrolli nga policia këtë të diel, pas dyshimeve për vendosje të një lënde plasëse.

Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat xheniere anti-eksploziv, të cilat po kryejnë verifikimin e plotë të mjetit dhe objektit të dyshimtë të konstatuar.

Sipas informacioneve paraprake, situata ende nuk është sqaruar plotësisht, ndërsa dyshohet se objekti i gjetur mund të jetë edhe një pajisje GPS e vendosur në automjet.

Policia ka rrethuar zonën për sigurinë e qytetarëve dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Lini një koment