Alison Knowles në retrospektivë të madhe në Nju Jork: artistja e Fluxus-it që shndërroi jetën e përditshme në art
NJU JORK – Grey Art Museum i ka kushtuar një retrospektivë të madhe Alison Knowles, artistes amerikane të lëvizjes Fluxus. Ekspozita “by Alison Knowles: A Retrospective (1960–2022)”, e organizuar nga Berkeley Art Museum and Pacific Film Archive (BAMPFA) dhe e kuruar nga Karen Moss, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 30 janar 2027. Përmes librave të artistit, partiturave performative, printimeve dhe skulpturave, ekspozita e prezanton Knowles kryesisht si autore.
E lidhur me themeluesin e Fluxus, George Maciunas, dhe me bashkëshortin e saj, Dick Higgins, Knowles solli në fillim të viteve ’60 parimet e artit performativ, bashkëpunimit dhe të përditshmërisë në skenën amerikane të artit — nga fasulet dhe këpucët te librat e dorës.
Ndër veprat ikonike të ekspozitës spikat “Proposition #2: Make a Salad” (1962), performanca ku artistja përgatit sallatë për publikun, e nisur në Institutin e Artit Bashkëkohor në Londër. Po ashtu, “The Big Book” (1966) dhe “The House of Dust” (1971) — një libër-skullpturë gjigant dhe një strukturë banimi poetike, ku komuniteti grumbullohej rreth poezish të gjeneruara me kompjuter.
Ekspozita gjendet në 18 Cooper Square, East Village, Manhattan.
Burimi: Hyperallergic — https://usaartnews.com/exhibitions/alison-knowles-retrospective-explores-fluxus-artist-as-author/