Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAlkool, armë dhe… Si nata mes shokëve përfundoi me një plumb në kokë! Detaje nga incidenti

Alkool, armë dhe… Si nata mes shokëve përfundoi me një plumb në kokë! Detaje nga incidenti

Të tjera detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pas mesnate mbrëmjen e kaluar, ku një 17-vjeçar u plagos me armë zjarri nga shoku i tij.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, raporton se katër të rinjtë e përfshirë në ngjarje ishin mbledhur mbrëmë në banesën e 19-vjeçarit me inicialet R. S.

Ata kishin qenë duke konsumuar alkool dhe, në një moment, 19-vjeçari ka marrë pistoletën për t’ua treguar shokëve dhe dyshohet se, pa e ditur që në të kishte fishekë, ia ka drejtuar në kokë shokut të tij 17-vjeçar.

Ky i fundit mori një plagë në kokë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, 19-vjeçari së bashku me dy shokët e tjerë, përkatësisht 20 dhe 22 vjeç, të frikësuar e kanë nxjerrë shokun e tyre të plagosur në oborr, pasi shtëpia është private, dhe kanë njoftuar ambulancën.

Fillimisht ata kanë pohuar se kanë dëgjuar një të shtënë arme dhe shoku i tyre është plagosur në oborr. Por, teksa janë marrë sërish në pyetje, kanë treguar se ishin duke pirë alkool në banesë dhe ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, teksa 19-vjeçari po u tregonte pistoletën.

Lini një koment