Almeria e Cristiano Ronaldo-s nuk ia del dot, Malaga rikthehet në La Liga pas 8 vitesh
Pas Racing Santander dhe Deportivo La Coruna, Malaga është ekipi i tretë dhe i fundit që siguron biletën për në La Liga për sezonin e ardhshëm.
Sezonin e rregullt, Malaga e mbylli në vend të katërt. Fillimisht eliminoi Las Palmas dhe në finalen e madhe Almerian. edhe pse ky i fundit ishte ekipi favorit për t’u rikthyer në La Liga, duke qenë se Cristiano Ronaldo zotëron 25% të askioneve të klubit dhe priten investime të shumta.
Ndeshja e parë në fushën e Malaga-s u mbyll në barazim pa gola. Në ndeshjen e kthimit, Malaga fitoi 1-2, ku pjesa e dytë ishte vërtet spektakolare. Deri në minutën e 65-të, rezultati ishte 0-0. Malaga shënoi dy herë me Chupe 66′ dhe Larrubia 71′. Për vendasit ngushtoi shifrat Leo Baptistao në minutën e 76-të. Në minutat e fundit nuk munguan edhe kartonët e kuq, nga një për secilin ekip.
Malaga fiton 1-2 dhe rikthehet në La Liga pas 8 vitesh mungesë.