Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveAlmir Kryeziu transferohet te Shkëndija e Tetovës

Almir Kryeziu transferohet te Shkëndija e Tetovës

Almir Kryeziu transferohet te Shkëndija e Tetovës


Sulmuesi anësor Almir Kryeziu është futbollisti më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi ka konfirmuar se 27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe tashmë i është bashkuar projektit të skuadrës për sezonet e ardhshme.

Pas kompletimit të testeve mjekësore dhe formalizimit të marrëveshjes, Kryeziu ka udhëtuar drejt Sllovenisë, ku Shkëndija po zhvillon fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri.

Kryeziu vjen pas paraqitjeve të mira në futbollin kosovar, ku ishte ndër lojtarët më të dalluar në repartin ofensiv. Interesimi për të nuk mungoi as nga klube të tjera, por në fund ai vendosi të vazhdojë karrierën te kampioni i Maqedonisë së Veriut.

Me afrimin e tij, Shkëndija synon të forcojë konkurrencën në fazën sulmuese para sfidave që e presin në kampionat dhe në garat evropiane.

Leave a Reply

Lini një koment