E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ambasada Amerikane publikon foton e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Shqipëri: Një kapitull i ri miqësie

Ambasada Amerikane publikon foton e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Shqipëri: Një kapitull i ri miqësie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar këtë të hënë një fotografi në rrjetin social X, ku shfaqen vullnetarët e Korpusit të Paqes në Shqipëri gjatë viteve 1994-1996, duke sjellë në vëmendje kontributin e tyre shumëvjeçar në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Përmes një teksti shoqërues, Ambasada amerikane rikujton fillimet e këtij misioni në vitin 1992, duke theksuar se prej asaj kohe mbi 1.000 vullnetarë amerikanë dhe qindra familje shqiptare kanë ndarë përditshmërinë dhe kanë ndërtuar ura miqësie.

“A e dinit se? Në vitin 1992, Korpusi i Paqes mbërriti në Shqipëri dhe një kapitull i ri miqësie filloi. Që atëherë, më shumë se 1.000 vullnetarë dhe qindra familje shqiptare kanë ndarë përditshmërinë me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar miqësi. Me kalimin e viteve, vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë ndihmuar të frymëzojnë brezat e ardhshëm të drejtuesve, profesionistëve dhe njerëzve që sjellin ndryshim anembanë Shqipërisë. Me punën e tyre, ata kanë forcuar lidhjet që i afrojnë vendet tona dhe kanë ndihmuar që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të bëhen më të forta, më të begata dhe më të sigurta. Sot, 67 vullnetarë e vazhdojnë këtë punë dhe e mbajnë gjallë frymën e këtij partneriteti”, ka shkruar Ambasada.

A e dinit se?Në vitin 1992, Korpusi i Paqes mbërriti në Shqipëri dhe një kapitull i ri miqësie filloi. Që atëherë, më shumë se 1.000 vullnetarë dhe qindra familje shqiptare kanë ndarë përditshmërinë me njëri-tjetrin dhe kanë krijuar miqësi.Me kalimin e viteve, vullnetarët e… pic.twitter.com/pgcVBvXbMY

Lini një koment