Thursday, 22 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Ambasada e SHBA-së mirëpret zgjedhjen e Shiroka-Pulës presidente: Presim me padurim të bashkëpunojmë

Ambasada e SHBA-së mirëpret zgjedhjen e Shiroka-Pulës presidente: Presim me padurim të bashkëpunojmë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, siç njofton KosovaPress.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës i Ambasadës amerikane ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re të vendit dhe me institucionet e Kosovës.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të bashkëpunojë me Justina Shiroka Pulën, Presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Më tej, Ambasada amerikane ka ritheksuar përkushtimin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta me institucionet e Kosovës, “përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, sipas KosovaPress.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e re e vendit më 6 tetor.

Lini një koment