E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Ambasada gjermane për Banjskën: Drejtësia të vihet në vend pa vonesa

Ambasada gjermane për Banjskën: Drejtësia të vihet në vend pa vonesa

Sot shënohen tre vjet nga vrasja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur sulmoi forcat e rendit.

Me këtë rast, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka kërkuar që përgjegjësit për sulmin të përballen me drejtësinë.

“Tre vjet më parë u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Gjermane.

Ambasada ka theksuar se drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa të mëtejshme. “Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet më tej në reagim.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment