E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë

Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

Gjatë vizitës, diplomati amerikan u njoh nga afër me programet e edukimit dhe inovacionit, të cilat synojnë përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes dhe për marrjen e roleve drejtuese në shoqëri.

Në fokus të bisedës ishin gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për zhvillimin e Shqipërisë, si dhe kontributi që brezi i ri mund të japë në këtë drejtim.

Përmes një postimi, ambasadori Wendt vlerësoi rëndësinë e të rinjve për të ardhmen e vendit, duke përcjellë mesazhin se rinia shqiptare mbetet një faktor kyç për zhvillimin e Shqipërisë.

Lini një koment