E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ambasadori Eric Wendt takohet me Ministrin Hoxha, vlerësohet partneriteti SHBA-Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt takohet me Ministrin Hoxha, vlerësohet partneriteti SHBA-Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt wshtw takuar me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur në Facebook Ambasada Amerikane.

Sipas njoftimit, ky takim është zhvilluar për të vlerësuar një lidhje mbi 100-vjeçare SHBA-Shqipëri, si dhe ka pasur në qëllim zgjerimin tretar, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Një partneritet historik me një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Ambasadori Eric Wendt u takua me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të vlerësuar një lidhje mbi 100-vjeçare.

Që nga mbështetja e Presidentit Wilson për një Shqipëri të pavarur, te bashkëpunimi ynë i sotëm si aleatë të NATO-s, ne vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin në tregti, sigurinë energjetike dhe lidhjet mes njerëzve, duke forcuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Lini një koment