E mërkurë, 11 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin

Ambasadori i Izraelit: Njerëzit që urrenin hebrenjtë tani nuk kanë frikë ta shprehin

Gjatë një interviste për Euronews, Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, foli dhe për antisemitizmin, teksa tha se pas sulmeve të 7 tetorit 2023 njerëzit që më parë e fshihnin urrejtjen ndaj hebrenjve, tashmë ndihen të lirë ta shprehin atë publikisht.

“Që prej sulmeve të 7 tetorit, çdo antisemit i cili ka jetuar me urrejtje në zemër por ka pas turp ta thotë dhe nuk e lejonte vetën ta thoshte ngaqë nuk ishte e pranueshme, çdonjëri nga këta njerëz krejt papritur gjetën pandëshkueshmëri. Tanimë mund të thonë se hebrenjtë duhet të vriten, duhen të shkojnë te dhomat e gazit, duhet të vriten. Thonë se palestinezët duhet të lirohen nga lumi te deti. Njerëzit nuk e kuptojnë kur e thonë. Nga lumi në det do të thotë, tërë toka e Izraelit, që do të thotë se nuk ka më Izrael. Ku do të shkojnë këta 10 milionë njerëz? Do të zhduken? Do të vriten në dhomë gazi? Njerëzit lejojnë veten e tyre të thonë gjëra dhe tregojnë mbështetje të plotë ndaj palës palestineze që edhe një herë, mund të zgjedhin të mbështesin anën palestineze, por duke treguar urrejtje ndaj hebrenjve nuk është mbështetje ndaj palestinezëve. Krijon 0 shtet palestinez dhe nuk çon përpara axhendën e tyre. Kur kemi njerëz që thonë se hebrenjtë janë më të këqijtë sepse këtë gjë mendonin më parë por tanimë janë të lirë ta thonë, jemi në një periudhë shumë të keqe të historisë tonë. Është çasti kur urryesit e nxjerrin në pah urrejtjen e tyre pa asnjë frikë”, tha ai.

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Lini një koment