E martë, 17 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigur

Ambasadori Wendt prezanton “Payday Activities”: Punojmë që SHBA dhe Shqipëria të jenë më të forta, begata e të sigur

Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka prezantuar në Ambasadë e SHBA-së në Tiranë “Payday Activities”. Përmes një postimi në “X”, ambasada amerikane ka ndarë detaje nga takimi teksa e ka cilësuar si një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Më tej në njoftim theksohet se ata i uruan mirëseardhjen kolegëve të rinj dhe nderuan ata që po largohen. Sipas ambasadës, ata punojnë së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta.

“Prej Luftës Amerikane për Pavarësi e deri më sot, traditat më të mira janë ato që i bashkojnë njerëzit. Ambasadori Wendt prezantoi së fundmi në Ambasadë “Payday Activities”, një traditë krenare e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Duke u mbledhur si një ekip në Ambasadë, u uruam mirëseardhjen kolegëve të rinj, nderuam ata që po largohen dhe vlerësuam anëtarët e ekipit që kanë bërë edhe më shumë seç u kërkonte detyra. Çdo ditë, ky grup i jashtëzakonshëm punon së bashku për t’i bërë Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë më të forta, më të begata dhe më të sigurta”, thuhet në postimin e ambasadës Amerikane.

Lini një koment