Ambrosini mbron Taren, ish-mesfushori: Po “paguan” edhe për të tjerët!
Situata delikate e krijuar në javët e fundit në Milanello ka qenë në fokusin e ndërhyrjes që ka bërë një legjendë e klubit në emisionin “Cronache di Spogliatoio”.
Sipas Massimo Ambrosini ajo çfarë po ndodh me Milani-n ka disa përgjegjës, por kostot me shumë mundësi do t’i “paguajnë” pak drejtues.
“Çfarëdo që të ketë ndodhur, qoftë e ekzagjeruar apo jo, diçka është. Perceptimi im është se ka diçka. Ekipi është destabilizuar Tani ka rëndësi të arrihet rezultati. Cardinale duhet të marrë situatën në kontroll pasi kështu nuk mund të vazhdohet”, tha ish-mesfushori.
“Uroj që Milani të përfundojë kampionatin mes katër ekipeve më të mira. Ndikon shumë për të ardhmen e klubit pasi në verë mund të ulen në një tavolinë e të bëjnë merkato me 100 milionë euro më shumë. Nëse qëndron Cardinale janë në lojë disa skenarë. Qëndron Furlani ose Tare dhe Allegri. Për mendimin tim Igli ka më pak faj se të tjerët, por do të jetë ai që do të paguajë për të gjithë. Unë mendoj se ai do të sakrifikohet edhe pse ka gabuar më pak se të tjerët”, arsyetoi 48-vjeçari.