Amtrak siguron mbi 2 miliardë dollarë për trenat e rinj që do të shërbejnë në Michigan
Amtrak do të përmirësojë flotën e saj me ndihmën e një granti federal më shumë se 2 miliardë dollarë, një investim që synon të zëvendësojë pajisjet e vjetruara dhe të rrisë kapacitetin e shërbimit hekurudhor në vend.
Sipas michigannewssource, fondet janë të destinuara për blerjen e deri në 43 sete trenash në të gjithë vendin, dhe përfshijnë njësi që do të shërbejnë të tre linjat e pasagjerëve në Michigan: Pere Marquette (Grand Rapids–Chicago), Blue Water (Chicago–Port Huron) dhe Wolverine (Pontiac–Chicago).
Departamenti i Transporteve i Shteteve të Bashkuara njofton se trenat e rinj do të rrisin disponueshmërinë e vendeve dhe mund të sjellin ulje të çmimeve të biletave. Amtrak thotë se mbështetja nga Administrata Federale e Hekurudhave do të ndihmojë në zëvendësimin e pajisjeve të vjetruara dhe në zgjerimin e flotës.
Po ashtu, Amtrak do të marrë 659 milionë dollarë për ndërtimin e një qendre të re mirëmbajtjeje për rajonin e Mesiperëndimit dhe për përmirësime të urave e viadukteve në Çikago. Nga kjo shumë, deri në 572 milionë dollarë janë parashikuar për qendrën e mirëmbajtjes, ndërsa deri në 87 milionë dollarë do të shpenzohen për punime në ura, viadukte dhe strukturat përkatëse, sipas michigannewssource.