Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAntonio Costa mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama

Antonio Costa mbërrin në Tiranë, pritet nga kryeministri Edi Rama

Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa, mbërriti të martën në Tiranën, në kuadër të vizitave diplomatike, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Costa u prit më ambientet e Këshillit të Ministrave nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të zhvillojë një takim.

Samiti po mbahet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke riafirmuar forcimin e marrëdhënieve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Mësohet se pas takimit të përbashkët mes dy delegacioneve, Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit të Europës Antonio Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

11.15 – 12.00 Takim bilateral mes dy delegacioneve.

12.15 – 12.45 Konferencë e përbashkët për shtyp.

Lini një koment