E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Apeli i GJKKO pranon kërkesën e Metës, s’do qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore

Apeli i GJKKO pranon kërkesën e Metës, s’do qëndrojë më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore

Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka pranuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për të qëndruar jashtë kafazit të qelqtë gjatë procesit gjyqësor në shkallën e dytë.

Kërkesa e Metës është pranuar nga gjykata pasi janë marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në sallën e gjyqit. Sipas vendimit, ai do të qëndrojë pranë avokatit të tij, në të njëjtën tavolinë gjatë zhvillimit të seancave.

Ndërkohë, në orën 15:30, gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, do të shqyrtojë kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, pas gati dy vitesh qëndrimi në qeli.

Lini një koment