Tuesday, 14 July 2026
54°F Detroit
BallinaKosova​Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit për sulmin terrorist në zyrat të KKZ-së, vërtetohet pjesa tjetër e vendimit

​Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit për sulmin terrorist në zyrat të KKZ-së, vërtetohet pjesa tjetër e vendimit

Gjykata e Apelit ia zbuti dënimin Dejan Pantiqit nga dy në një vit burgim lidhur me akuzën për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor 2022, ndërsa vërtetoi pjesën tjetër të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

të 28 korrikut 2025, me të cilin Milun Milenkoviq dhe Aleksandër Vllajiq u dënuan me nga 5 vjet burgim, kurse Miomir Vakiq u lirua nga akuza.

Rikujtojmë se Vlajiq më 5 qershor 2026 nga Gjykata Themelore në Prishtinë është shpallur fajtor edhe për veprën penale të spiunazhit, duke u dënuar me 5 vjet burgim pasi kishte pranuar se ishte agjent i BIA-s.

Lini një koment