Argjentina, Scaloni shpall listën për miqësoret e nëntorit
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka shpallur listën e lojtarëve për dy ndeshjet e ardhshme miqësore që skuadra “Albiceleste” do t’i zhvillojë gjatë ndërprerjes ndërkombëtare të nëntorit, ndeshjet e para që nga tërheqja e Lionel Messit nga kombëtarja.
“Seleçión” do të përballet me Uruguain më 13 nëntor dhe me Kosta Rikën më 17 nëntor, ku të dyja ndeshjet do të nisin në orën 22:00.
Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i cili është ende i dëmtuar, nuk është përfshirë në listën e skuadrës; ai do ta vazhdojë rikuperimin në Milano para rifillimit të kampionatit, ashtu si edhe Dybala i Romës, i cili gjithashtu është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi. Ndërkohë, një tjetër lojtar i Romës, Nahuel Molina, është lënë jashtë për arsye taktike.
Lista e plotë:
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.