Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaArrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Pas arrestimit të Ergys Agasit, protestues të shtumtë kanë kaluar para Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se qytetarët kanë bërë thirrje kundër kryeministrit, Edi Rama.

Ashtu si Sali Berisha, ata kane hedhur parrulla se arrestimi i Agasit eshte nje loje e qeverise.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, në kuadër të një hetimi të SPAK. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre korrupsion, pastrim parash, shkelje të barazisë në tendera dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Hetimet kanë ngritur dyshime edhe për tendera fiktivë dhe procedura të manipuluara, përmes të cilave dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike. SPAK ka vijuar hetimet për të dokumentuar rolin e secilit prej personave të përfshirë dhe mënyrën se si janë realizuar këto procedura.

Arrestimi i Agasit në Durrës shënon një zhvillim të rëndësishëm në këtë dosje hetimore. Ai pritet të përballet me masat e sigurisë dhe procedurat e mëtejshme gjyqësore, ndërsa hetimet e SPAK për këtë çështje vijojnë.

Lini një koment