Wednesday, 26 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaArrestimi i Ergys Agasit, policia del me njoftim zyrtar: Operacioni në bashkëpunim me SPAK

Arrestimi i Ergys Agasit, policia del me njoftim zyrtar: Operacioni në bashkëpunim me SPAK

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Ergys Agasit, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e tenderëve të AKSHI-t.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i Agasit është bërë pas një opercioni të organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un.

“Si rezultat i operacionit “The Wanted”, është kapur në Durrës shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK. Gjithashtu, në kuadër të operacionit është kapur dhe arrestuar edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një koment