Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Arrestohen katër persona për gjueti të kundërligjshme në Korishë të Prizrenit, sekuestrohen tri armë

Arrestohen katër persona për gjueti të kundërligjshme në Korishë të Prizrenit, sekuestrohen tri armë

Katër persona janë arrestuar në fshatin Korishë të Prizrenit, nën dyshimin për gjueti të kundërligjshme dhe posedim të paautorizuar të armëve, siç njofton Indeksonline, duke iu referuar raportit të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 10:05, kur dy të dyshuar, shtetas të Kosovës, dhe dy të tjerë, shtetas të Shqipërisë, janë hasur duke zhvilluar gjueti të kundërligjshme në këtë zonë.

Gjatë kontrollit në veturën e tyre, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë gjahu, një qen gjuetie, si dhe një shpend — fazan i vrarë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Lini një koment