Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaArrestohet 70-vjeçari, dyshohet se dogji dy zona në Lundër dhe Shkozë

Arrestohet 70-vjeçari, dyshohet se dogji dy zona në Lundër dhe Shkozë

Një 70-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka shkaktuar dy zjarre në Lundër dhe Shkozë, brenda dy ditëve.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet S. A., i cili sipas Policisë dyshohet se më 9 gusht ka ndezur zjarr pranë magazinave të Bashkisë së Tiranës, në fshatin Lundër.

Ndërkohë, një ditë më herët, më 8 gusht, 70-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në disa shkurre pranë një kabine elektrike, në fshatin Shkozë.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme në sipërfaqet e tokave përreth. Për shuarjen e zjarreve kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, ndërsa paralelisht Policia e Tiranës ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Pas veprimeve hetimore dhe operacionale, 70-vjeçari është identifikuar dhe arrestuar brenda 48 orëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të mos ndezin zjarre, pasi çdo person që shkel ligjin do të përballet me përgjegjësi penale.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Lini një koment