Sunday, 21 June 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaArrestohet kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu

Kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu është arrestuar sot në hapësirat ku ka nisur faza e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Në një video të siguruar, shihet momenti kur Kryeziu i drejtohet një zyrtareje policore duke kërkuar një dokument për rrënimin e objektit, që siç thotë është e dajës së tij.

Por, sipas pamjeve zyrtarja policore i kërkon vazhdimisht që të largohet nga hapësira, ndërsa më pas urdhëron arrestimin e tij.

Telegrafi është munduar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës e deri më tani nuk ka ndonjë infomacion. /Telegrafi/

Lini një koment