Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaArrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet

Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar, pasi dyshohet se la vetëm në banesë dy fëmijët e tij të mitur për të shkuar në një takim me një vajzë që ai besonte se ishte 14 vjeçe dhe me të cilën kishte komunikuar në internet.

Sipas mediave britanike, i dyshuari, i identifikuar si Ardjan, u vu në pranga nga Policia e West Midlands pas një operacioni të organizuar me ndihmën e grupeve që identifikojnë persona të dyshuar për ngacmim seksual të të miturve në internet.

Autoritetet dyshojnë se 32-vjeçari kishte lënë vetëm në një apartament dy fëmijët e tij, të moshave një dhe gjashtë vjeç. Sipas raportimeve, banesa ku ndodheshin të miturit ishte në kushte të papërshtatshme higjienike.

Hetimet paraprake tregojnë se ai ishte nisur për të takuar një vajzë që e besonte 14 vjeçe, me të cilën kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale. Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda, mes të cilave edhe organizimi i aktiviteteve seksuale, përfshirë pretendimet për tentativë për një marrëdhënie treshe.

Pamjet e publikuara nga momenti i arrestimit e tregojnë të dyshuarin duke kundërshtuar efektivët e policisë, ndërsa oficerët u kërkojnë kalimtarëve të mbajnë distancë gjatë ndërhyrjes.

Ngjarja ka ngjallur reagime në Mbretërinë e Bashkuar, duke rikthyer në qendër të vëmendjes çështjet e sigurisë së fëmijëve në internet, fenomenin e “grooming”-ut dhe përgjegjësinë prindërore.

Ardjan abandoned his two children aged one and six to meet a girl he had groomed online. He wanted multiple partners and sent indecent images.He shows no remorse. pic.twitter.com/6u5nucrugH

Lini një koment