Arsenal vuan shumë, por në fund fiton derbin londinez dhe është shumë afër titullit (video)
Arsenal ka marrë sot ndoshta fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni. “Topçinjtë” kanë fituar 0-1 në derbin londinez ndaj West Ham, ekip që i duhen pikët pasi është me një këmbë në Championship.
“Topçinjtë” e nisën vrullshëm takimin, duke pasur dy raste të pastra në dy minuta, 9′ dhe 10′, me Leandro Trossard, por belgu nuk u tregua i saktë në momentin final. Në minutën e 13-të, goditja e Riccardo Calafiori shkon pak jashtë shtyllës së majtë.
Minutat në vijim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Edhe pjesa e dytë ishte nën ritmet e pjesës së parë. Në minutën e 79-të, David Raya bëri një pritje shpëtimtare ndaj Mateus Fernandes, duke mbajtur në lojë Arsenalin.
Derbi londinez u zhbllokua në minutën e 83-të, ku Trossard dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë brenda zonës, pas asistit të Martin Odegaard.
Në minutën e fundit shtesë, Callum Wilson barazon shifrat pas një krosimi nga goditja e këndit dhe daljes së gabuar të portierit David Raya. Tek Arsenal pretendojnë për faull ndaj portierit spanjoll. Ndërhyn VAR. Arbitri kryesor i takimit sheh pamjet në ekran dhe anullon golin për faull ndaj Raya.
Arsenal fiton 0-1 dhe i kanë mbetur tani edhe dy finale për të siguruar titullin kampion pas plot 22 vitesh pritjeje. Aktualisht, Arsenal mban vendin e parë me 79 pikë, 5 pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak. Javën që vjen, Arsenal ka një ndeshje tejet të lehtë në letër ndaj Burnley në “Emirates”.
SHIKOGOLIN