Asambleja e PS/ Ndryshime të drejtuesve politik të qarqeve në PS, Demo dhe Koçiu marrin Tiranën
Partia Socialiste ka bërë ndryshime në të deleguarit politikë në qarqe, në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Sipas burimeve për gazetaren e RTSH, Denada Shkodrani, nga Asambleja Kombëtare e PS-së që po zhvillohet në Gjirin e Lalzit, Ervin Demo dhe Albana Koçiu janë caktuar si të deleguarit e rinj të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës.
Më herët, këtë përgjegjësi e mbanin Erion Veliaj, Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu.
Ndryshimet vijnë në një moment kur socialistët kanë nisur organizimin elektoral në të gjithë vendin, me synimin për të përcaktuar strukturat drejtuese, koordinimin në qarqe dhe përgatitjet për garën e ardhshme vendore.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.