Atlético Madridi “ngre murin” për Alvarez dhe kërcënon me padi: “Nuk do të negociojmë me Barçën”
Julián Álvarez ndez merkato spanjolle. “Gjëja më e mirë për të gjithë është transferimi im”, – ka thënë 26-vjeçari për ESPN. Pavarësisht “ëndrrës” së tij për të veshur fanellën blaugrana, Atlético Madridi nuk pranon të negociojë: “Nuk ka absolutisht asnjë mundësi të hapim negociata me Barcelonën, aq më pak duke parë mënyrën si janë sjellë katalanasit. Nëse e duan lojtarin, e dinë klauzolën e tij”, – thuhet në deklaratën zyrtare.
Atlético Madridi ka kontratë deri më 2030 dhe klauzolë lirimi prej 500 milionë euro. Klubi po ashtu kërcënon me ankesë në FIFA për telefonatat e shumta ndaj lojtarit dhe rrethit të tij.
Atletico Madridi është i zemëruar, duke rikujtuar rastet e Antoine Griezmann dhe João Félix, të cilët kaluan nga “rojiblancos” te Barcelona.
Në fillim të muajit, Atlético Madridi kishte refuzuar oferta nga Barcelona dhe Real Madridi për yllin argjentinas.