E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiAtletikë/ Sawe nuk ndalet, rekordmeni nga Kenia do të garojë në “Berlin Marathon 2026”

Atletikë/ Sawe nuk ndalet, rekordmeni nga Kenia do të garojë në “Berlin Marathon 2026”

Vetëm pak javë pasi u bë njeriu i parë që përshkoi distancën e maratonës nën 2 orë, Sebastian Sawe ka lajmëruar se gara e tij e radhës do të jetë një tjetër “major”. 31-vjeçari, i cili fitoi “London Marathon 2026” me kohën 1:59:31, është gati për sfidën e radhës.

“Shumë mund të pyesin se çfarë objektivash kam tani. Unë mund të them vetëm se, si gjithmonë, do të përgatitem në mënyrën më të mirë për të nderuar një event të madh siç është maratona e Berlinit. Për mua është një nder i madh që të jem pjesë e këtij eventi, organizatorët e të cilit më kanë ftuar të jem pjesë. Do të përgatitem më së miri”, tha Sawe. A.V.

Lini një koment