E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAuditimi në qendër të stabilitetit financiar – Tv Klan

Auditimi në qendër të stabilitetit financiar – Tv Klan

E ardhmja e auditimit të brendshëm në Shqipëri dhe në rajon ishte në fokus të konferencës së mbajtur për herë të parë në Tiranë.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, auditimi i brendshëm është një element tepër i rëndësishëm në sistemin financiar dhe bankar.

“Për Bankën e Shqipërisë dhe për sistemin bankar në tërësi, auditimi i brendshëm është një shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare. Ligji për bankat dhe kuadri ynë rregullator i kushtojnë një rëndësi të veçantë qeverisjes së brendshme, menaxhimit të riskut dhe funksioneve të pavarura të kontrollit, duke përfshirë auditimin e brendshëm si një mekanizëm kyç për garantimin e qëndrueshmërisë së institucioneve financiare. Në një realitet ku sektori financiar përballet me transformime të shpejta – nga digjitalizimi dhe inovacioni teknologjik, te rreziqet kibernetike dhe sfidat globale – roli i auditimit të brendshëm bëhet gjithnjë e më strategjik”, tha Sejko.

Edhe Ministri Petrit Malaj theksoi hapat konkrete mbi fuqizimin e auditimit të brendshëm. Këto masa forcojnë kontrollin financiar publik, rrisin përgjegjshmërinë institucionale dhe mbështesin përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 32 të procesit të integrimit.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment