E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje.

Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës, duke shmangur pasoja për pasagjerët dhe drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në motor.

Rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në verifikim.

Lini një koment