Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaAutobusi në flakë pas aksidentit në Turqi! 8 të vdekur dhe 33 të plagosur, mes viktimave edhe një foshnje

Autobusi në flakë pas aksidentit në Turqi! 8 të vdekur dhe 33 të plagosur, mes viktimave edhe një foshnje

Një aksident i rëndë është regjistruar në Turqinë perëndimore kur një autobus u përplas dhe shpërtheu në flakë të dielën në mëngjes. Nga kjo ngjarje kanë humbur jetën tetë persona, përfshirë një djalë 9-muajsh.

Midis të vdekurve ishin babai i foshnjës dhe shoferi 50-vjeçar, ndërsa pati edhe 33 të plagosur. Mediat lokale raportuan se automjeti u përplas me kangjellat mbrojtëse në provincën Denizli ndërsa transportonte 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit nga Izmiri në Antalia.

E shtuna ishte dita e fundit e Kurban Bajramit. Festa fetare zakonisht shoqërohet me një rritje të aksidenteve rrugore në të gjithë Turqinë, pasi njerëzit udhëtojnë për të vizituar familjen dhe për të shkuar me pushime.

Yolcu otobüsü kazasında acı bilanço: 8 ölü, 33 yaralı!.Denizli’nin Sarayköy ilçesinde bariyerlere çarpan yolcu otobüsünün alev alması sonucu meydana gelen trafik kazasında 8 kişi hayatını kaybetti, 33 kişi de yaralandı. pic.twitter.com/b5j9eVlFj7

Lini një koment