Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaBahreini dënon 9 persona me burgim të përjetshëm, bashkëpunuan me me Gardën Revolucionare të Iranit

Bahreini dënon 9 persona me burgim të përjetshëm, bashkëpunuan me me Gardën Revolucionare të Iranit

Një gjykatë në Bahrain ka dënuar nëntë persona me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me nga tre vite burg, pasi u shpallën fajtorë për bashkëpunim meGardën Revolucionare të Iranit për kryerjen e asaj që autoritetet e përshkruan si “akte armiqësore dhe terroriste” kundër Bahreinit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, të pandehurit akuzohen se kanë mbledhur informacione mbi objekte të ndjeshme dhe kanë lehtësuar transferta financiare të lidhura me aktivitetet e dyshuara.

Autoritetet bahrejnase nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi natyrën e operacioneve apo identitetin e të dënuarve, ndërsa çështja vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Bahreinit dhe Iranit.

Lini një koment