E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kuriozitete›Baks Bay Albania – adresa juaj buzë Adriatikut

Baks Bay Albania – adresa juaj buzë Adriatikut

Një shtëpi buzë detit ku mund të ktheheni në çdo stinë. Ky është koncepti i Baks Bay Albania, qytezës që po zhvillohet mes Velipojës dhe Ranës së Hedhun, me rezidenca për pushime dhe banim gjatë gjithë vitit.

Projekti bashkon rezidencat buzë Adriatikut me një shëtitore përgjatë bregut, parqe, pishina dhe fusha sportive. Pjesë e tij do të jetë edhe një hotel Meliá me pesë yje. Për ata që po mendojnë të blejnë një pronë në bregdetin verior të Shqipërisë, oferta nis me këstin e parë nga 8.700 €.

Si do të duket përditshmëria në Baks Bay?


Një kafe buzë detit, një xhiro me biçikletë nëpër park ose një pasdite në pishinë. Kështu është menduar përditshmëria në Baks Bay, ku një shëtitore prej 1,1 kilometrash përgjatë bregut do të lidhë kafenetë, restorantet dhe hapësirat publike.

Baks Bay është projekti më i madh turistik në Shqipëri dhe përmban nga studiot deri te apartamentet me katër dhoma gjumi. Plani përfshin mbi 300.000 metra katrorë gjelbërim, me parqe e shtigje për ecje dhe biçikleta, si dhe pishina, fusha tenisi, padeli e basketbolli, palestër dhe spa. Rrugët e brendshme janë menduar për këmbësorët, ndërsa lëvizja e automjeteve është parashikuar në periferi dhe nëntokë.

Hotel Meliá me pesë yje, pjesë e Baks Bay

Hotel Meliá është ndër pjesët kryesore të projektit Baks Bay dhe do të sjellë në bregdetin verior të Shqipërisë mikpritjen e një brendi ndërkombëtar.

Qyteza do të ketë edhe hapësira tregtare dhe shërbime për mirëmbajtjen e menaxhimin e rezidencave, të dobishme për pronarët që e përdorin apartamentin vetëm një pjesë të vitit. Projekti parashikon gjithashtu një qendër trajnimesh profesionale në hoteleri dhe turizëm.

Baks Bay Albania, i zhvilluar nga ABA Properties dhe i ndërtuar nga Gener 2, sjell rezidenca buzë Adriatikut për pushime dhe banim gjatë gjithë vitit. Për ata që po kërkojnë një apartament në bregdetin verior të Shqipërisë, kësti i parë nis nga 8.700 €.

Shikoni tipologjitë e apartamenteve dhe mësoni më shumë për planin e pagesës në Baks Bay Albania.

Lini një koment