Tuesday, 23 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBalla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një deklaratë të Dritan Goxhajt, ku duket se lavdëron grupin terrorist Hezbollah që operon në Lindjen e Mesme, me mbështetjen e Iranit.

“Hezbollahu është një organizatë, të cilën çdo shtet nga ana ushtarake do ta kishte zili, sidomos shtetet e vogka si puna jonë në mënyrën e efiçencës ushtarake, organizimit ushtarak dhe të fuqisë ushtarake që ata kanë, sepse kanë kapacitetin ushtarak të një fuqie të vogël, të një shteti të vogël, pavarësisht se nuk është shtet. Prandaj them, janë zili për t’u pasur për mënyrën si ata funksionojnë, efektivitetin, gatishmërinë ushtarake, fuqinë e tyre ushtarake dhe vullnetin e tyre luftarak. Prej 2 muajsh e kanë bllokuar totalish Izraelin duke i shkaktuar dëme të mëdha në njerëz dhe në mjete. Dëme fë paimagjinueshme dhe të pariparueshme nga ana e Izraelit”,-shprehej Goxhaj në një intervistë televizive.

Krahas deklaratës së Goxhajt, që të hënën u shfaq në protestë dhe artikuloi kërkesat në drejtim të qeverisë, Balla shkruan se “në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës”.

“Ka një tentativë për ta marrë në mbrojtje Dritan Goxhajn, këtë manipulator pro-iranian, me faktin se ka qenë apo s’ka qenë ca ditë në UÇK. Mos t’i ikim thelbit: Dritan Goxhaj nxjerr jo vetëm sot, dje, apo pardje, por prej vitesh nga goja e tij pallavrat dhe ideologjitë që paguhen nga Garda Islamike e Iranit. Në protestë nuk ishte rastësore vetëshpallja e tij, zëdhënësit të Iranit, zëdhënës i protestës. Mos i bëni njerëzit kaq budallenj! Dëgjojeni me vëmendje. A ka ky dallim me ato që thotë regjimi iranian?

“Sa për UÇK, atë mos e përzieni në këtë çorbë shumë të pisët. Mos ia keqpërdorni as flamurin dhe as emrin. Kur ishte për të protestuar për komandantët e UÇK, nuk u dukët, as në Tiranë, as në Prishtine e as në Shkup. T’ia thotë dikush këtij Goxhajt se 60 ditë me 1600 marka gjermane/800 euro nuk të bëjnë patriot”,- shkruan Balla.

Lini një koment