E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores

Balla për Spiropalin: Kemi marrë vendim fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur për mediat pas votimit për largimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i PS-së.

I pyetur nga gazetarët lidhur me përjashtimin e Spiropalit, Balla tha se vendimi është marrë në përputhje të plotë me statutin dhe rregulloren e brendshme të Partisë Socialiste.

“Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në dispozicion Kuvendit në lidhje me këtë vendimmarrje të Asamblesë, që në zbatim të rregullores u njoftua sot edhe në grupin parlamentar. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar mua më vjen shumë keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Ka një nen, neni 28, janë çështje të organizimit të brendshëm”, tha ai.

Lini një koment