E shtunë, 14 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet në Francë, katër të dënuarit marrin nga 3 vite burg

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet në Francë, katër të dënuarit marrin nga 3 vite burg

Katër shqiptarë të moshave 27, 29, 33 dhe 36 vjeç u dënuan secili me nga 3 vite burg nga Gjykata e Colmarit në Francë, për një seri vjedhjesh në banesa dhe tentativash për vjedhje, siç njofton Shqiptarja.com.

Sipas mediave franceze, banda vepronte në Colmar, Mulhouse dhe Strasbourg, si dhe në departamentet Haut-Rhin dhe Bas-Rhin, duke vjedhur kryesisht gjatë orëve të ditës.

Hetimet zbuluan se ata kishin kryer dhjetëra vjedhje, duke marrë bizhuteri dhe pajisje luksoze. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia gjeti shumë mjete për hapjen e dyerve dhe dritareve, mes tyre një trapano, doreza dhe një pistoletë me ajër të kompresuar.

Ata u arrestuan në një operacion policor në Colmar më 20 mars, pas një ndjekjeje të gjatë. Gjatë arrestimit, ata u përpoqën të arratiseshin, por u kapën. Sipas prokurorisë, banda përdorte makina të vjedhura ose makina me targa të falsifikuara, ndërsa të dënuarit kishin hyrë ilegalisht në Francë dhe po prisnin azil.

Përveç burgut, gjykata urdhëroi edhe dëbimin e tyre nga territori francez për 10 vjet. Autoritetet franceze thanë se hetimet vazhdojnë, pasi banda dyshohet për lidhje me grupe të tjera kriminale që veprojnë në disa vende evropiane.

Lini një koment