E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiBarça vendos rekord në La Liga, fakotri fushë si asnjëherë më parë… faktor

Barça vendos rekord në La Liga, fakotri fushë si asnjëherë më parë… faktor

Barcelona e sezonit 2025-2026 nuk do të mbahet mend vetëm për titullin e fituar. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka mundur që të fitojë titullin edhe falë faktorit fushë, i cili në këtë sezon ka peshuar shumë.

Triumfi përballë Betisit falë golave të Raphinha-s dhe Cancelo-s i kanë dhënë fitoren e 19-të Barçës në po kaq takime të zhvilluara brenda mureve mike.

Një statistikë të tillë e bën edhe më interesant fakti se këto 19 takime Barcelona i ka luajtur në tri stadiume të ndryshme. Rekordin unik në Spanjë ekipi i Flick e ka ndërtuar falë sukseseve të arritura në “Johan Cruyff Arena”, “Lluís Companys Olympic Stadium” dhe “Camp Nou”. Në 19 ndeshje Barça ka shënuar 57 gola dhe ka pësuar vetëm 10.

Lini një koment