Sunday, 12 July 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueBarcelona rrezikon të mbetet duarbosh, Atletico merr propozimin joshësh për Julian Alvarez

Barcelona rrezikon të mbetet duarbosh, Atletico merr propozimin joshësh për Julian Alvarez

Julian Alvarez më në fund u zhbllokua dhe gjeti golin e parë në këtë Kupë Bote, në fitoren e Argjentines 3-1 ndaj Zvicrës, në kohën shtesë. Ndërkohë, sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë personazhi kryesor i merkatos.

Tashmë dihet që dëshira e tij është të transferohet te Barcelona, gjë që duket e ndërlikuar pasi Atletico Madrid nuk pranon largimin e tij drejt rivalëve. Ndërkohë, Atletico mund të lëshojë pe kur bëhet fjalë për Arsenalin.

“Topçinjtë” po ashtu janë të interesuar për sulmuesin argjentinas dhe janë gati për goditjen e madhe në merkato të kësaj vere.

The Independent zbulon se Arsenal ka një plan konkret për të bindur Atletico Madridin: Një ofertë pak më pak se 100 milionë euro dhe përfshirja në marrëveshje e Viktor Gyokeres. I gjithë operacioni në total shkon rreth 150 milionë euro, shifër e vendosur nga Atletico Madrid për të lejuar largimin e Alvarez.

Në anën tjetër, vetë lojtari kërkon vetëm transferimin te Barcelona. Ajo që mund të thuhet me siguri është se pas Botërorit, Julian Alvarez do të jetë tema më e nxehtë e merkatos dhe padyshim kryefjala e saj.

Lini një koment