E shtunë, 16 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSeria ABarcelona zhgënjehet nga Bastoni, gati për të aktivizuar planin B dhe planin C

Barcelona zhgënjehet nga Bastoni, gati për të aktivizuar planin B dhe planin C

Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga Alessandro Bastoni, por katalanasit janë disi të zhgënjyer prej tij. Italiani nuk ka bërë mjaftueshëm presion ndaj Interit për të kërkuar largimin.

Katalanasit kanë pritur që qëndrimi i tij të ndikojë në uljen e çmimit, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Nëse kjo pistë bie, Barcelona ka një plan B dhe një plan C. Plani B është Riccardo Calafiori, kurse plani C është Micky van de Ven.

Calafiori kushton rreth 50 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt, ndërsa holandezi i Tottenham kushton rreth 65 milionë euro.

Lini një koment