E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Barcola mbetet jashtë skuadre te PSG, sulmuesi një hap larg kalimit te Liverpool

Barcola mbetet jashtë skuadre te PSG, sulmuesi një hap larg kalimit te Liverpool

Liverpool vazhdon të këmbëngulë për transferimin e Bradley Barcola nga PSG. Sipas shtypit francez, sulmuesi anësor mund të lihet përsëri jashtë lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Luis Enrique për ndeshjen e radhës, çka do të thotë se largimi i tij është shumë afër.

Barcola qëndroi në tribunë gjatë ndeshjes së Superkupës së Francës kundër Lens, ku PSG humbi me rezultatin 1-0. Ai pritet të mbetet jashtë edhe për ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Stade Rennais.

Në një situatë të tillë, sulmuesi shumë shpejt mund të zyrtarizohet si një lojtar i ri i Liverpool, sapo dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë transferim. Pak ditë më parë PSG zyrtarizoi afrimin e sulmuesit spanjoll Ferran Torres.

Lini një koment