E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Barcola te Liverpool, PSG pranon ta shesë për 120 milionë euro sulmuesin anësor

Barcola te Liverpool, PSG pranon ta shesë për 120 milionë euro sulmuesin anësor

Bradley Barcola pritet të zyrtarizohet si lojtari i ri i Liverpool, pasi akordi mes palëve është arritur. Sulmuesi anësor francez, i vitlindjes 2002, do të transferohet në anën e kuqe të lumit Merseyside për 100 milionë euro, plus 20 milionë euro bonuse.

PSG, tashmë ish-klubi i lojtarit, në fund i ka ulur pretendimet financiare në raport me kërkesën e mëparshme prej 163 milionë eurove dhe ka vendosur ta shesë sulmuesin. Një vendim që vjen duke parë edhe mbipopullimin e lojtarëve të këtij roli në dispozicion të trajnerit Luis Henrique.

Kalimi i Barcola te Liverpool zhbllokon ndërkohë edhe largimin e holandezit Cody Gakpo nga “Reds”. Për sulmuesin në fjalë interesohen Tottenham dhe Manchester City.

Lini një koment