Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Bardhi ironizon Këshillin e Sigurisë: “Këshilli i Sigurimit të Gysit”

Bardhi ironizon Këshillin e Sigurisë: “Këshilli i Sigurimit të Gysit”

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Në një konferencë për mediat, Bardhi e komentoi me ironi mbledhjen, duke e cilësuar atë si “Këshilli i Sigurimit të Gjyshit”.

Në reagimin e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së u ndal edhe te çështja e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni. Bardhi ngriti pikëpyetje mbi procesin e emërimit të saj në krye të institucionit të sigurisë dhe kërkoi shpjegime mbi rolin e Presidentit Bajram Begaj në këtë vendimmarrje.

Sipas Bardhit, duhet të sqarohet se kush e propozoi Hysenin për këtë detyrë dhe mbi çfarë kriteresh u bë përzgjedhja e saj.

Në përfundim, ai kërkoi që Edi Rama të japë llogari për vendimmarrjen e qeverisë dhe përgjegjësinë institucionale, duke e mbyllur deklaratën me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit.

/RTSH/

Lini një koment