E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)

Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi zbuloi një lokal të përshtatur për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe përdorimin e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit u sekuestruan lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe tre telefona celularë që përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vendtakimi” në pranga ranë shtetasit Z. T., 56 vjeç, pronar i lokalit, dhe G. E., 33 vjeç.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokalin në bulevardin “Zhan d’Ark”, në pronësi të 56-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe tre telefona celularë me të cilët organizoheshin baste sportive. Ndërkohë, 33-vjeçari u kap në flagrancë brenda lokalit duke vendosur baste përmes telefonit celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Lini një koment