E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Bedri Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit kundër padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së

Bedri Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit kundër padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shpërndarë një video me të cilën u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë, kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“1 TETOR | 16:00 | SHESHI ‘SKËNDERBEU’, PRISHTINË. Bashkohu edhe ti! Le të bashkohemi kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza krahas videos.

Protesta është paralajmëruar si një tubim masiv kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. /Telegrafi/

Lini një koment